Meghan dhe Harry bëhen me vajzë, e pagëzojnë me emrin e princeshës Diana

6 Qershor, 2021 - 6:29 pm

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princi Harry, janë bërë prindër të një vajze, që njëherësh është edhe fëmija i dytë i tyre, përcjell KultPlus.

“Jemi të lumtur që Princi Harry dhe Dukesha e Sussex, të mirëpresin lindjen e vajzës së tyre Lilibet Diana Mountbatten-Windsor”, ka thënë zëdhënës i Sussexes për CNN.

Tutje ai ka shtuar se fëmija ka lindur këtë të premte në spitalin Santa Barbara Cottage, duke theksuar se vajza dhe nëna (dukesha) janë mirë.

“Lili është emëruar pas stërgjyshes së saj, Mbretëreshës, pseudonimi familjar i së cilës është Lilibet. Emri i saj i dytë, Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur të ndjerë, Princeshën e Uellsit,” thuhet më tutje në deklaratë.

Harry dhe Meghan zbuluan se ishin në pritje të një vajze gjatë intervistës së tyre me Oprah Winfrey./ KultPlus.com

Të ngjajshme