Meghan, dukesha e Sussexit, shpallet influencuesja më e fuqishme e modës e vitit 2019

20 Nëntor, 2019 - 11:25 pm

Meghan, Dukesha e Sussexit, e ka mposhtur Kylie Jennerin duke e kryesuar listën e 10 influencuesve më të fuqishëm të famshëm të modës të vitit 2019.

Ish-aktorja e “Suits”, e cila u martua me princin Harry vitin e kaluar, e kryesoi listën e përpiluar nga vegla për blerje online “Lyst”, bazuar në të dhënat përfshirë shitjet, shikimet e faqeve, mbulimin e mediave globale dhe përmendjet në mediat sociale për të gjeneruar gjetje për trendët më të mëdhenj të këtij viti.

Pasi që e publikoi koleksionin e saj debutues të modës në bashkëpunim me Smart Works, një organizatë kjo e cila i ndihmon femrat e papuna që ta rifitojnë vetëbesimin e nevojshëm për të pasur sukses në intervistat e punës, dhe pas redaktimit mysafir të edicionit të shtatorit (19) të “Vogue” britanik, Meghan e largoi manjaten e grimit Kylie nga vendi i parë duke e dërguar në vendin e katërt.

Ylli i “Call Me By Your Name”, Timothee Chalamet, u rendit në vendin e dytë, ndërsa Zendaya u rendit në vendin e tretë. Në vendin e katërt ishte sensacioni adoleshent i muzikës pop, Billie Eilish, ndërsa Cardi B rrëshqiti nga vendi i katërt vitin e kaluar për ta përmbyllur top pesëshen. Koha.net / KultPlus.com


Të ngjajshme