Mehaj: Për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë

16 Shtator, 2022 - 10:52 am

Sot në Prishtinë, në kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së, shkruan KultPlus.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se për katër vitet e ardhshme kadetët do të shkollohen, shkollohen dhe trajnohen “Të jenë drejtues me karakter të lartë, drejt vlerave, detyrës, nderit dhe atdheut”.

Ai tha gjithashtu se kërkon që çdo ditë të studiojnë dhe të formësojnë historinë e popullit.

“Jemi sot këtu së bashku për të uruar ditën e betimit të kadetëve… Për katër vitet e ardhshme do të përgatiteni me karrierë profesionale, në shërbim të atdheut si oficerë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Kërkoj nga ju që çdo ditë të studioni e të formoni me ushtri historinë e popullit tonë, kjo histori që përmban edhe luftën tonë për liri, drejtësi, barazi”, tha ai.

Mehaj tha se pa heronjtë e Kosovës, vendi nuk do të kishte të kaluar të lavdishme dhe as të ardhme të ndritur.

“Pa heronjtë tanë nuk do të kishim as të kaluar të lavdishme dhe as të ardhme të ndritur. Për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë”, ka thënë Mehaj.

Mehaj iu drejtua edhe të rinjve, duke treguar pritshmëritë e tij përgjatë katër viteve të ardhshme.

“Nga ju pres që për katër vitet e ardhshme që të arrini zhvillimin e juaj ushtarak. Nga ju pres për katër vitet e ardhshme që të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik dhe moral. të formoni t’i bashkoheni me stërvitje dhe operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal por dhe më gjerë. Krah për krah ndaj njëri –tjetrit. Kam besim të plotë në ju”, tha tutje Mehaj.

Ndërkaq, sa i përket prindërve të kadetëve, Mehaj tregoi se do të jetë së bashku me ta nëpër brenda dhe shqetësime.

“Prindër, nëna e baballarë së bashku do të udhëtojmë së bashku me brenga dhe me shqetësimin tuaj si prind për kadetë. Mirëpo ju jeni të fortë dhe keni qenë gjithmonë të fortë. Dashurin që e keni për të ju shërbyer atdheut është më e fuqishme se secila brengë tjetër. Faleminderit që Kosovës sot po ia falni më të dashurin tuaj. Përulemi gjithmonë para madhështisë tuaj”, tha ndër të tjera ministri Mehaj. /KultPlus.com

Të ngjajshme