Melania Trump: Zonja e Parë nderi më i madh i jetës sime

19 Janar, 2021 - 3:00 pm

Melania Trump deklaroi se roli i saj si Zonjë e Parë e SHBA ishte nderi më i madh i jetës së saj.

“Katër vitet e kaluara kanë qenë të paharrueshme”, tha 50-vjeçarja përmes një mesazhi video.

Melanie bëri thirrje për kujdes dhe “mendje të shëndoshë për të mbrojtur të prekshmit” ndërsa bota vazhdon të merret me pandeminë e koronavirusit.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për mbështetje për iniciativën “Bëhu më i miri” që ajo e nisi gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë “për të siguruar që ne amerikanët të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kujdesur për brezin e ardhshëm”.

“Jini të pasionuar në gjithçka që bëni, por gjithmonë mbani mend se dhuna nuk është kurrë përgjigjja dhe nuk do të justifikohet kurrë”, theksoi ajo duke iu referuar sulmit në Capitol Hill. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme