Menduan se njëri nga ta kishte vdekur gjatë Holokaustit, takohen pas 75 vitesh

30 Shtator, 2019 - 3:00 pm

Një video prekëse e cila tregon momentin kur Morris Sana, 87 vjeç dhe Simon Mairowitz, 85 vjeç, u takuan  në Tel Aviv, Izrael, pas dekadash duke besuar për njërin tjetrin se u vranë në kampet e përqendrimit

Ata u ribashkuan të enjten e kaluar pasi të afërmit e tyre kuptuan se miqtë e fëmijërisë ishin akoma gjallë pasi i gjetën në Facebook.

Kushërirët po qanin dhe thanë se ishin të lumtur ta shihnin njëri-tjetrin 75 vjet më vonë, por ishte vetëm Morris që njohu në fillim anëtarin e tij të vjetër të familjes.

Morris, i cili jeton në Izrael dhe Simon nga Britania e Madhe, u ndanë pasi shpëtuan nga Rumania në vitet 1940 me familjet e tyre kur qeveria u rrëzua dhe vendi u detyrua të bëhej aleat me Gjermaninë naziste.

Morris dhe Simon janë dy nga mijëra të cilët nuk e kishin idenë se çfarë u ndodhi të dashurve në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. / KultPlus.com


Të ngjajshme