30 Maj, 2021 - 10:49 pm
Nuk ishte në Kosovë gati tre dekada. E pas plot 29 vitesh, Xhafer Idrizi, erdhi nga New York-u për ta vizituar familjen dhe vendlindjen.
Atë po e prisnin familjarët në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Emocione të shumta, lot dhe përqafime shpërthyen kur ai u takua me familjen e tij.
Sipas familjarëve arsyeja pse Xhafer Idrizi, nuk kishte mundësi të vinte në vendlindje ishte për shkak të rregullimit të dokumentave./klankosova/ KultPlus.com