9 Nëntor, 2019 - 8:35 pm
Kancelarja gjermane Angela Merkel iu bashkua njerëzve për të ndezur qirinj në memorialin e Murit të Berlinit të shtunën dhe për të nderuar guximin e opozitës në Republikës Demokrate Gjermane në vjeshtën e vitit 1989.
Shumë njerëz po mbanin qirinj në shenjë proteste paqësore dhe disa të tjerë brohorisnin “pa dhunë”.
Gjesti simbolik ishte një nga disa ngjarje që shënuan 30 vjetorin e hapjes së Murit të Berlinit, një moment i rëndësishëm në ngjarjet që rrëzuan komunizmin në Europën Lindore.
Më parë, drejtuesit nga Gjermania, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke morën pjesë në një ceremoni në Bernauer Strasse – ku është e mbetur një nga pjesët e fundit të Murit të Berlinit.
Koncerte dhe debate publike ishin planifikuar në të gjithë qytetin dhe pjesët e tjera të Gjermanisë për të shënuar rënien e Murit, duke përfshirë edhe një koncert në portën ikonike të Brandenburgut në Berlin. Klan Kosova / KultPlus.com