23 Mars, 2020 - 10:30 pm
Testi i kancelares gjermane, Angela Merkel për koronavirus ka rezultuar negativ, ka thënë një zëdhënës i saj, duke shtuar se liderja e Gjermanisë do të vazhdojë të kryejë edhe testime tjera.
Merkel, 65-vjeçare, ka hyrë në karantinë të shtunën, pasi ka qenë në kontakt me një doktor të infektuar.
Zëvendës-kancelari, Olaf Scholz ka thënë të hënën se Merkel ka shëndet të mirë dhe se është duke punuar nga shtëpia.
“Testi ka qenë negativ. Do të kryhen edhe teste tjera”, ka thënë zëdhënësi i saj.
Merkel ka marrë të premten një vaksinë kundër një bateri që shkakton pneumoninë, mirëpo më vonë ka hyrë në karaninë, pasi mjeku që e ka trajtuar ka qenë i infektuar me Covid-19.
Gjermania ka mbi 26,220 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 86 pacientë kanë vdekur. Radio Europa e Lirë / KultPlus.com