29 Mars, 2023 - 9:25 am
Ish-kancelarja Angela Merkel do të nderohet me çmimin më të lartë të mundshëm të Gjermanisë, Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës, konfirmoi zyra e presidentit Frank-Walter Steinmeier.
Deri më tani këtë nder e kanë marrë vetëm ish-kancelarët Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl. Të tre politikanët i përkasin partisë konservatore të Unionit Kristian Demokrat (CDU).
Çmimi, i cili do të ketë një dizajn të veçantë, do i jepet Merkelit në muajin prill.
Mbi këtë nivel njohjeje është vetëm niveli i veçantë i ”Kryqit të Madh”, i cili i jepet çdo presidenti gjerman me marrjen e detyrës dhe gjithashtu krerëve të huaj të shteteve.
Merkel ishte kancelare nga viti 2005 deri në vitin 2021. Sipas presidencës, familja e saj dhe shumë miq politikë do të marrin pjesë në ceremoni. /atsh / KultPlus.com