19 Janar, 2022 - 11:49 pm
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka refuzuar një ofertë pune nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se 67 vjeçarja i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres javën e kaluar ku e ka falënderuar për pozicionin që i kishte ofruar dhe theksonte se nuk do ta pranonte atë.
Gjithashtu, raportohet se Guterres i kishte ofruar Merkelit postin e kreut të një organi këshillimor të nivelit të lartë të OKB-së që merret me të mirat publike globale dhe mjedisin. /KultPlus.com