Merret vendimi, s’ka “Black Friday” në Kosovë

20 Nëntor, 2020 - 3:34 pm

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka thënë se janë të ndaluara të gjitha aktivitetet të llojit “Black Friday” në qendrat tregtare dhe super markete.

Ky njoftim i lëshuar nga MSH-ja vjen në kohën kur në Kosovë janë shtuar shifrat e të infektuarve me COVID 19.

“Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik, por edhe qendrat tregtare dhe super-marketet  se nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”. Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

SAN DIEGO, CA – NOVEMBER 25: Customers shop for electronics items during ‘Black Friday’ at a Best Buy store on November 25, 2011 San Diego, California. Thousands of consumers are queuing at various stores across the nation to take advantage of ‘Black Friday’ deals as the holiday shopping season begins in America. (Photo by Sandy Huffaker/Getty Images)

Të ngjajshme