20 Dhjetor, 2023 - 6:24 pm
Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, u prit në një takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Bushati u shpreh se partneriteti mes dy vendeve është sot më i fortë se kurrë.
Ai u shpreh se pritja me Sekretarin e Shtetit Blinken ishte familjare dhe shumë miqësore.
Ambasadori Bushati u shpreh krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qenë një mbështetje e vyer për SHBA. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”.
Në emër të Kryeministrit Edi, ambasadori Bushati e ftoi Sekretarin e DASH në Shqipëri në vitin 2024. /ATSH /KultPlus.com