26 Korrik, 2023 - 10:20 am
Në mes të nxehtësisë ekstreme që po prek pjesën më të madhe të Evropës Jugore dhe Afrikës Veriore, ujërat e Detit të Mesdheut kanë shënuar të hënën temperaturën më të lartë në histori.
Temperatura, sipas qendrës më të madhe kërkimore detare të Spanjës shënon një rekord për 20 vitet e fundit.
“Një rekord i ri për periudhën 1982-2023 u thye për temperaturën mesatare ditore të sipërfaqes së detit prej 28.71 gradë Celsius“, raportuan studiuesit nga Instituti i Shkencave Detare në Barcelonë pas analizimit të të dhënave satelitore të marra nga Observatori Evropian i Kopernikut.
Rekordi i mëparshëm ishte 28.25 gradë dhe u regjistrua më 23 gusht 2003.
“Këto të dhëna do të duhet të konfirmohen nga Copernicus, por ne jemi të bindur se (…) temperatura mesatare, deri në decilin e parë, është përgjithësisht e saktë“, thanë studiuesit Justino Martinez dhe Emilio García.
Ndërkohë, në nivel lokal, temperatura i kaloi 30 gradë (4 gradë mbi normalen për sezonin) në ujërat midis Siçilisë dhe Napolit./ a2cnn / KultPlus.com