2 Nëntor, 2020 - 4:58 pm
Sa kohë duhet për të studiuar një gjuhë të huaj për ta folur atë rrjedhshëm? Me metodën Babbel duhen vetëm 15 minuta në ditë!
A është e mundur të mësoni një gjuhë duke studiuar vetëm 15 minuta në ditë?
Pyetëm eksperten tonë për didaktikën, Karoline Schnur.
Parimi i Babbel, në fakt, është që studentët duhet të praktikojnë çdo ditë, qoftë edhe vetëm për disa minuta. Por si? Dhe pse?
Ja çfarë rekomandon Karoline?
Krijimi i zakonit
“Edhe nëse keni vetëm 10 minuta në vend të 15, është gjithmonë më mirë se asgjë. Sekreti për t’u bërë i rrjedhshëm, në fakt, është të praktikohesh çdo ditë”.
Përdorni çdo moment të lirë
“Zgjidhni një kohë të ditës kur e dini se nuk keni asgjë tjetër për të bërë ose ndërsa jeni në radhë në postë ose në metro për të shkuar në punë”.
Vini në praktikë ato që keni mësuar
”Vini mënjanë të paktën një ditë në javë për t’u praktikuar. Përdorni njohuritë tuaja të reja në jetën reale dhe do të ndiheni më të sigurt për veten tuaj” /atsh/ KultPlus.com