21 Gusht, 2021 - 12:58 pm
Programi i “BBC Radio 4’s Today” ka kontaktuar një profesoreshë e cila aktualisht është fshehur në Kabul.
E pyetur se si ka ndryshuar jeta që kur Talebanët kontrollojnë Kabulin, ajo tha se çdo aspekt ishte i ndryshëm.
“Ne jemi të bllokuar në shtëpi. Ne jemi si të burgosur. Ne nuk mund të dalim jashtë. Ne nuk mund të shkojmë në banka, spitale, universitete, shkolla, gjithçka është mbyllur”, tha fillimisht ajo, e cila shkaku i sigurisë ka dashur të mbetet anonime.
“Unë kisha një punë, do të shkoja në universitet, por u mbyll gjithçka. Kështu që tani jam në shtëpi dhe është shumë e vështirë ta vuaj këtë gjë”, shtoi profesoresha, transmeton KultPlus.
E pyetur se si është për gratë që vendosin të largohen nga shtëpia dhe të dalin në rrugë, ajo tha se një nga shoqet e saj që doli në Kabul u fye nga Talebanët.
Ata po e pyesnin pse ishte jashtë pa bashkëshort, baba apo vëlla dhe pse nuk po mbante hixhabin e saj, tha ajo
Duke parë të ardhmen, ajo tha se ishte sikur të ishin kthyer përsëri në vitin 2001 dhe priste që gjërat të përkeqësoheshin.
“Unë jam e shqetësuar për qëllimet, ëndrrat dhe ambiciet e mia – mendoj se për gratë gjithçka ka përfunduar”, tha ajo.
Duke pasur mundësinë, profesoresha tha se do të largohej nga vendi sepse nuk i kishte mbetur “rrugë tjetër”, por ndjeu se koha po mbaronte. / KultPlus.com