16 Shkurt, 2024 - 6:13 pm
Të enjten, më 15 shkurt, Vogue njoftoi se Jennifer Lopez, Zendaya, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth do të jenë bashkë-prezantuesit zyrtarë të Met Gala 2024, së bashku me Anna Wintour e cila ka qenë mikpritëse e ngjarjes për dekada.
Gala e këtij viti më 6 maj do të festojë modën ‘vintage’ dhe përrallat e vjetra me temën “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”. Njoftimi zbuloi gjithashtu kodin zyrtar të veshjes: “Kopshti i kohës”.
Fansat ishin veçanërisht të emocionuar kur dëgjuan se Zendaya, 27 vjeçe, ishte zgjedhur për të prezantuar, pavarësisht se nuk kishte marrë pjesë në ngjarjen e madhe të modës që nga viti 2019.
Drejtori kreativ i Loewe, Jonathan Anderson dhe CEO i TikTok, Xu Ziqiu, do të jenë bashkëshoqërues nderi ndërsa kompania spanjolle e mallrave luksoze do të mbështesë eventin.
Ekspozita shoqëruese do të shfaqë 250 veshje nga koleksioni i përhershëm i Institutit të Kostumeve, disa prej të cilave rrallë kanë parë dritën e ditës. Ajo gjithashtu do të përfshijë “elemente si inteligjenca artificiale, GCI dhe më shumë, ndërsa luan me temat e tokës, detit dhe qiellit“, sipas Vogue./KultPlus.com