Meta përulet para bustit të poetit Ali Asllani: Poezitë e tij aktuale në çdo kohë

28 Gusht, 2020 - 11:39 am

Presidenti Ilir Meta është përulur me respekt pranë bustit të poetit të shuar Ali Asllani.

Presidenti Meta sjell vargjet e poeti duke i konsideruar të ndritura dhe frymëzim për lirinë e popullit dhe aktuale.

“Jam vlonjat dhe trim me besë, Rreth flamurit di të vdesë, A me hir a me pahirë, Doemos do rroj i lirë!” Në Vajzë, vendlindjen e poetit të shquar të Lirisë, Ali Asllani, vargjet e ndritura të të cilit kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe progres demokratik”, shprehet ai.

Meta shton se “nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e tij aktuale në çdo kohë”. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme