4 Tetor, 2020 - 11:58 am
Barak dhe Michelle Obama, çifti i njohur amerikan të cilët ditë më parë u shpallën edhe dy figurat më të admiruara të vitit 2020, sot shënojnë plot 28 vite martesë, shkruan KultPlus.
Ishte Michelle, ajo që e para uroi Barack-un me fjalë prej më të mirave.
“28 vite me këtë person. Dashuria ime, unë e dua @Barack Obama për për buzëqeshjen e tij, karakterin e tij dhe dhembshurinë e tij. Pra, jam mirënjohëse që e kemi atë si partner përmes gjithçka”, ka shkruar mes tjerash ajo në llogarinë e saj në Instagram. / KultPlus.com