31 Korrik, 2022 - 11:45 pm
Mik Festival në Korçë është pa diskutim eventi më me klas dhe sharm i muzikës internacionale në Shqipëri.
Bashkia Korçë publikoi në rrjetet sociale foto nga ky event, që ka mbledhur në Hanin e Pazarit, artdashës, vizitorë dhe turistë të ndryshëm për të ndjekur nga afër mbrëmjen muzikore ku interpretojnë artistë të njohur.
“Një mbrëmje e mrekullueshme dje tek Hani i Pazarit me zërin mahnitës të Elina Dunit, e cila vijoi në qendër të Pazarit të Vjetër me muzikën e kompozitorëve të famshëm grekë, interpretimin e balet maestros Ilir Shaqiri, dhe vokalin e shkëlqyer shqiptar Ledina Çelo”, thuhet në njoftimin e bashkisë Korçë.
“Mik Festival” do të mbahet në 4 vende të ndryshme, teatri “Andon Zako Çajupi”, Hani i pazarit të vjetër, Shtëpia muze e Sterjo Spases dhe ishulli i Maligradit në Pustec. Përveç edukimit me muzikë të bukur, MIK Festival ka për qëllim dhe promovimin e turizmit në juglindje./KultPlus.com