8 Prill, 2024 - 6:59 pm
Miliona spektatorë përgjatë një korridori të ngushtë, nga Meksika në SHBA dhe në Kanada, presin me padurim të shikojnë, eklipsin e plotë të diellit, me shpresën se moti i mirë do të jetë në anën e tyre për t’i lejuar të shikojnë, pasi retë mund t’i pengojnë.
Eklipsi fillon në Paqësor dhe vijon më pas në Mazatlan, një qytet në Meksikë, për të vijuar në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe 12 shtete të tjera të amerikane. Radhën do ta ketë Kanadaja dhe përfundon në Atlantikun e Veriut.
Në total pritet të zgjasë deri në 4 minuta e 28 sekonda në disa zona. Shumica e pjesës tjetër të kontinentit do të shohin një eklips të pjesshëm.
Eklipsi i plotë diellor po pritet me padurim nga shkencëtarët. Dita do të kthehet në natë pasi hëna pozicionohet në mënyrë perfekte midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar përkohësisht rrezet e diellit. Ekspertët nga NASA dhe shumë universitete janë në gatishmëri për të lëshuar raketa kërkimore dhe balona meteorologjike dhe për të kryer eksperimente.
Eklipsi tjetër i plotë diellor pritet të ndodh në vitin 2026 dhe do të prekë skajet veriore në Greonlandës, disa pjesë të Islandës dhe Spanjës. Amerika e Veriut nuk do të përjetojë përsëri një eklips të plotë diellor deri në vitin 2033./topchanel/KultPlus.com