9 Dhjetor, 2019 - 4:00 pm
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Mimoza Çaça është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Mimoza Çaça, administratore e kompanisë Mireli , është një histori e vërtetë suksesi në prodhimin e bulmetit të shijshëm e shumë cilësor . Aktiviteti i cili ka 27 vite në treg, përfshin të gjithë ciklin nga grumbullimi i qumështit, konservimi dhe përpunimi, stazhionimi dhe tregtimi i nënprodukteve finale.
Grumbullimi i qumështit bëhet tek 1500 fermerë të ndarë në disa komuna te vendit Mireli ka mbushur 27 vite, plot sakrifica , vështirësi dhe suksese.
Janë suksese që se Mimoza i lidh ngushtë me familjen dhe përkushtimin që të gjithë kanë patur për të shërbyer dhe për ta rritur biznesin çdo ditë
Tanimë gjërat kanë ndryshuar shumë në të mirë të të gjithë familjes Çaça! Investimet cilësore e kanë bërë punën e tyre shumë më të thjeshtë dhe prodhimet shumë më cilësore.
Konsolidimi i biznesit ka kaluar përmes hapave të vazhdueshëm investuese në ambientet e zhvillimit të aktivitetit, në makineri, pajisje dhe linja të tjera prodhimi duke siguruar kapacitete të larta përpunuese dhe produkte të standarteve të larta. Aktiviteti përfshin të gjithë ciklin nga grumbullimi i qumështit, konservimi dhe përounimi, stazhionimi dhe tregtimi i nënprodukteve finale./ KultPlus.com