29 Gusht, 2024 - 12:27 pm
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur se është shumë i lumtur, pasi Grevist Bytyqi po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Paraolimpike në Paris, ku shteti ynë po merr pjesë për herë të parë.
“Kosova për herë të parë pjesë e Lojërave Paralimpike. Në Paris vendin tonë po e përfaqëson paraatleti Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në atletikë”, ka shkruar Çeku.
Ai u shpreh se Grevisti po merr pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha të sportit global për persona me aftësi të kufizuara dhe se po bëhet inspitim për sportistët tjerë të vendit./KultPlus.com