20 Nëntor, 2021 - 6:16 pm
Të mërkurën në Kino Armata në Prishtinë është mbajtur takimi i dytë i ministrit, Hajrullah Çeku me komunitetin e arteve pamore në kuadër të diskutimeve të hapura për kulturë.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin artistët, të cilët ministri Çeku i informoi rreth punës që që është bërë në fushën e arteve pamore për këto 7 muaj e gjysmë dhe për idetë për të ardhmen. Ai i ka njoftuar të pranishmit për mbështetjen që u është dhënë arteve pamore gjatë kësaj periudhe.
“Në total nga të dhënat që i kemi tani, mbështetja për artet pamore gjatë kësaj periudhe rreth 8-mujorëshe është mbi 410 mijë euro. Në krahasim me vitin e kaluar kur ka qenë rreth 162 mijë euro, është një rritje e konsiderueshme, por gjithmonë me idenë që vitet në vijim do të kemi një rritje edhe më të madhe.” – deklaroi ministri Çeku, shkruan KultPlus.
“Kemi inicuar garantimin e Statutit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, bëhet fjalë për çështje të organizimit të brendshëm kryesitsht të Galerisë, proces ky që përfundon në fund të këtij viti me hartimin e statutit të ri”- ka thënë ministri Çeku duke shtuar se është iniciuar gjithashtu procesi i reformimit ligjor duke filluar me një koncept-dokument për ligjin për kulturën.
Pas fjalimit të ministrit Çeku iu dha fjala edhe artistëve që të shprehin kërkesat e dhe propozimet e tyre.
Piktori dhe dizajneri grafik, Fehmi Hoxha ka kërkuar nga ministri caktimin e një hapësire për vëndosjen e atelieve të artistëve pamorë. “Ne si, artistë të artit pamor kemi arritur ta prezantojmë në mënyrë dinjtioze shtetin e Kosovës, në shtetet e huaja, prandaj na duhet hapsësira dhe më shumë financim i qëndrueshëm”- shtoi ai..
Ndërkaq, ministri Çeku nisi përgjigjen e tij me lajmin se para dy ditësh ka qenë i pranishëm në hapjen e galerisë së re ‘Galeria e 17, si një nismë për rritjen e numrit të hapësirave për artistët e artit pamor.
“ Rritja e numrit të galerive është një indikacion i mirë jo vetëm i cilësisë së produktit artistik por edhe një gjallëri nw komunitet. Si ministri kemi një rol lehtësues, janë edhe disa galeri të tjera nëpër komuna që kanë telashe me ekzistu dhe me punu, ne mund t’i akomodojmë edhe brenda skenave të financimit dhe do të provojmë t’i akomodojmë ato.
Kurse Refki Gollopeni, organizator i manifestimit “Festari”, i cili ka pasur sivjet 20 vjetorin e realizimit, vuri theksin tek prezantimi i kulturës dhe artit tonë në arenën ndërkombëtare që të caktohen vende në qendrat e mëdha botërore si hapësira ku do të ekspozoheshin veprat e artistëve të Kosovës.
“Është shumë me rëndësi që këto organizme kulturore siç është ‘Festari’ ose kolonia artistike ndërkombëtare, ku kanë marrë pjesë profesorë të akademisë të Parisit, Londrës, Agjentina, Koresë së Jugut, Indisë etj. Ne kemi një fond të pikturave që përmban diku rreth 500 piktura e që është i nivelit të jashtëzakonshëm. Një pjesë të pikturave i kemi ekspozuar në hapësirt komunale, një pjesë tjetër në hapësirën e muzeut, por një pjesë të madhe e kemi që rrinë në hapësirat e depos sepse nuk kemi ku t’i ekspozojmë”
Më pas, Ministri Çeku për t’iu përgjigjur kësaj pyetje shpjegoi hapat që kanë ndërmarrë për diplomaci kulturore.
“ E para është emërimi i atasheve kulturore, ne kemi nevojë me dërgu njerëz nëpër ambasadat tona që mirren ekskluzivosht me kulturën dhe prezantimin e kulturës, 2. Janë qendrat kulturore në të cilat kemi diskutimet edhe me qeverinë e Shqipërisë që të mund të jenë të përbashkëta dhe e treat është fondi i mobilitetit” – shtoi ministri Çeku.
Pjesëmarrës të tjerë në këtë diskutim ishin edhe prof. dr. Shyqri Nimani, Zake Prelvukaj,Veton Gusia, Eshfer Qahili, Mentor Avdyli, Haki Xhakli, Adriana Kutllovci, Eshref Qahili, Qëndrim Llugiqi, Rina Gosalci, Naim Spahiu, Vatra Abrashi, Bardhë Nuza, Dren Maliqi, Naska Gorani, Nita Qahili, Rina Begolli, Klodeta Krasniqi, Bislim Bislimi e Jehona Shyti./KultPlus.com