Ministri Çeku pas triumfit të Laura Fazliut: Faleminderit që po lartësoni shtetin tonë

30 Korrik, 2024 - 6:59 pm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka shkurar një mesazh urimi pasi Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ministri Çeku fitoren e xhudistes Fazliu e ka cilësuar si të jashtëzakonshme.

“E jashtëzakonshme. Edhe një medalje nga Parisi.
Fantastike Laura Fazliu. Çfarë krenarie.
Urime dhe faleminderit që po lartësoni shtetin tonë”, ka shkruar Ministri Çeku./ KultPlus.com

Të ngjajshme