13 Korrik, 2024 - 9:24 pm
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot kanë vizituar Qendrën Nacionaletë Xhudos për të parë përgatitjet e fundit të xhudistëve para nisjes në Lojrët Olimpike, të cilat do të mbahen në Paris.
Me këtë rast Ministri Çeku xhudistësve u ka uruar suksese, përderisa takimet me sportistët e xhudos i ka quajtur frymëzuese.
“Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka janë xhudistët që do të përfaqësojnë Kosovën këtë vit në Lojërat Olimpike #Paris2024.
Sot ishim në Qendrën Nacionale të Xhudos për të parë përgatitjet e tyre të fundit para se të nisen për në Francë.
Është gjithmonë frymëzues çdo takim me ta. Ju urojmë shumë suksese në Paris.
Kosova, shtet i xhudos!” thuhet në shkrimin e Çekut në facebook./ KultPlus.com