3 Mars, 2025 - 7:25 pm
Pas prezantimit të denjë të Kosovës në turneun prestigjioz “Strandja” në Sofje, Ministri Hajrulla Çeku ka pritur në takim boksieren Donjeta Sadiku e cila ka fituar medalje të artë, si dhe Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku, të cilët fituan medalje të bronzta.
Ministri Çeku tha se në këtë takim janë uruar sportistët për punën, angazhimin dhe sukseset që i sollën vendit.
“Pas 48 vitesh, Kosova me medalje në turneun prestigjioz “Strandja” në Sofje. Boksierja jonë e jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku na solli medalje të artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku.
Sot i pritëm në kabinet dhe i uruam për punën dhe angazhimin për t’i sjell këto suksese vendit. Këta sportistë po tregojnë se Kosova ka talent, ka guxim dhe të ardhme në boksin botëror.
Ju uroj suksese të radhës!”, ka thënë Ministri Çeku./ KultPlus.com