Ministri Çeku pret në takim Krasniqin, Gjakovën dhe Kukën, u ndanë shpërblimet shtetërore pas suksesit në ‘Tokyo 2020’

29 Shtator, 2021 - 4:50 pm

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka pritur në takim gjudistet, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin, Driton Kuka, transmeton KultPlus.

Përmes një njoftimi në Facebook, ministri Çeku ka njoftuar se atyre u kanë ndarë shpërblimet shtetërore për sportistët pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

 Nder i veçantë që sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të pres vajzat e arta të Kosovës, xhudistet, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin Driton Kuka. Së bashku më zëvendësministren, Daulina Osmani atyre u ndamë shpërblimet shtetërore për sportistët pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Është gjithmonë inspirues dhe frytdhënës çdo takim me ta. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që sportin e xhudos ta shtyjmë përpara, ndërsa Qendrën Nacionale të Xhudos e cila u përurua ditën e djeshme, me investime të reja ta shndërrojmë në një kompleks sportiv dhe platformë ndërkombëtare, të cilën do ta përdorim edhe për të promovuar shtetin tonë./KultPlus.com

Të ngjajshme