Ministri Çeku takohet me ambasadoren  Benedejčič, diskutojnë për projektet e përbashkëta mes Kosovës dhe Sllovenisë               

12 Mars, 2022 - 1:12 pm

Projektet e përbashkëta në fushën e kulturës, rinisë e trashëgimisë kulturore ishin temë diskutimi mes Ministrit Hajrulla Çeku dhe Ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, të cilën e priti sot në takim.

Ministri Çeku i bëri të ditur rëndësinë që ka mbështetja e partnerëve për avancimin e mëtutjeshëm në fushat që janë në kuadër të ministrisë ndërsa Ambasadorja Benedejčič falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë e treguar për vazhdimin e bashkëpunimit.

Bashkë u dakorduan që të vazhdohet puna në projekte konkrete./ KultPlus.com

Të ngjajshme