Ministri i Jashtëm i Japonisë ndan çmim mirënjohës për Federatën e Xhudos së Kosovës për promovimin e kulturës japoneze në Kosovë

2 Nëntor, 2022 - 10:04 pm

Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Hayashi Yoshimasa, ka ndarë sot çmimin mirënjohës për Federatën e Xhudos së Kosovës, për kontributin në promovimin e kulturës japoneze në Kosovë dhe bashkëpunimit të mirë mes Japonisë dhe Kosovës përmes sportit të xhudos.

Këtë mirënjohje e ndau zëvendësambasadori i Ambasadës së Japonisë në Austri, Jutnichiro Otaka për kryetarin e FXHK-së, Agron Kuka.

Të pranishëm ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ministri Hajrullah Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, drejtuesit e FXHK-së, trajnerin me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka, kampionet Olimpike, etj.

Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi, theksoi se kjo mirënjohje nuk është vetëm për xhudon, por për gjithë sportin e Kosovës, për çka falënderoi Japoninë edhe për pritjen e ngrohtë që ia kishte bërë ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku Kosova fitoi dy medalje të arta olimpike./ KultPlus.com

Të ngjajshme