4 Dhjetor, 2019 - 5:00 pm
Për nder të festës së 28 nëntorit, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka zhvilluar dy takime me shoqatat dhe unionet shqiptare në Malmo të Suedisë.
Takimet janë zhvilluar me 30 nëntor, dhe 1 dhjetor në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo.
Në të dyja takimet është diskutuar për datën historike të 28 nëntorit dhe vlerat e kombit shqiptar që lidhen me idealin për liri dhe pavarësi.
Përveç diskutimit për ditën e flamurit kombëtarë, në këto dy takime është diskutuar edhe për organizimet një vjeçare që kanë mbajtur shoqatat dhe unionet shqiptare në Malmo, dhe gjithashtu planifikimet për aktivitetet e vitit 2020.
Në këto takime ka marrë pjesë këshilltari politik i ministrit Gashi, z.Muhamet Selmani dhe drejtoresha e Departamentit për Qendrat Kulturore, znj.Shyhrete Kasatrati.
Në këto takime ndër të tjerash, znj.Kastrati ka prezantuar edhe punën e regjistrit të mërgatës i realizuar këtë vit nga MDIS.
Znj. Kastrati i ka njoftuar pjesëmarrësit për rëndësinë e regjistrimit të mërgatës, dhe njëherë i ka ftuar ata që tu përgjigjen këtij procesi.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e MDIS-it, u kanë dhuruar pjesëmarrësve si dhuratë simbolike, deklaratën e pavarësisë së Kosovës. / KultPlus.com