Ministria e Kulturës për premierën e shfaqjes “Kufiri”: Një eksplorim teatror mbi migrimin, zhvendosjen dhe politikat e përkatësisë

25 Shkurt, 2025 - 2:07 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se mbrëmë, në teatrin Oda, u dha premiera e shfaqjes “Kufiri”, me regji nga Sovran Nrecaj.

“Në Teatrin Oda, mbrëmë u dha premiera e shfaqjes “Kufiri”, me regji nga Sovran Nrecaj, një eksplorim teatror mbi migrimin, zhvendosjen dhe politikat e përkatësisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, në njoftim thuhet se shfaqja solli në skenë realitetet e ndërlikuara të udhëtimeve të migrimit nga policia kufitare te trafikantët, nga media te vetë emigrantët.

“E mbështetur në përvoja të vërteta emigrantësh, shfaqja solli në skenë realitetet e ndërlikuara të udhëtimeve të migrimit, nga policia kufitare te trafikantët, nga media te vetë emigrantët. “Kufiri” trajton njërën nga krizat më urgjente të kohës sonë, migrimin masiv nga Ballkani, duke ngritur pyetje të forta mbi pabarazitë globale dhe politikat kufizuese të Evropës”, thuhet tutje në njoftim./KultPlus.com

Të ngjajshme