Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë mbështet kurset e gjuhës shqipe në Tivar

28 Dhjetor, 2020 - 3:50 pm

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që drejtohet nga ministri Gent Cakaj, po vazhdon me projektet në përkrahje të shqiptarëve, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Cakaj ka bërë të ditur se kanë mbështetur projektet për organizimin e kurseve në gjuhën shqipe, fushatën për deklarim të identitetit kombëtar në Mal të Zi, ndihmën juridike falas kundër procesit të adresave të banorëve shqiptarë.

KultPlus ua sjell të plotë statusin e ministrit Gent Cakaj:

Në përputhje me përpjekjen tonë për t’iu dhënë mbështetje të gjithë shqiptarëve në rajon, veçanërisht atyre në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës, kemi vendosur të ndajmë ndihmën financiare edhe në disa projekte sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Më konkretisht, ne do të mbështesim projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për të gjallëruar punën e tyre të vyer.

#JemiNjë / KultPlus.com

Të ngjajshme