27 Dhjetor, 2021 - 11:45 am
Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një apel për qytetarët pas identifikimit të rasteve të para me variantin Omicron të koronavirusit në Kosovë, përcjell KultPlus.
MSh u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe t’i zbatojnë masat në fuqi.
KultPlus ua sjell njoftimin e plotë të MSh-së:
Imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19.
MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni. Inkurajoni edhe të tjerët për vaksinim të plotë.
Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.
#Vaksinohu
#Festoshëndosh
#Bashkëiadalim