23 Shkurt, 2020 - 9:20 pm
Ministrja e Ministrisë së Kulturës Vlora Dumoshi ka takuar artistin shqiptar Petrit Halilaj, shkruan KultPlus.
Ministrja Dumoshi po qëndron në Berlin, ku do të jetë e pranishme në premierën e filmit “Exil”, me regji të Visar Morinës.
Ndërkohë, Dumoshi ka njoftuar që Halilajn po e takon pas 9 viteve, kur edhe e ka takuar për herë të parë.
Halilaj është një ndër artistët më me ndikim, i cili është shpërblyer edhe në Bienalen e Venecias./KultPlus.com