6 Shtator, 2020 - 6:08 pm
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, i ka dhënë përkrahje Kombëtarës së Kosovës në futboll në ndeshjen kundër Greqisë që do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”.
Dumoshi u shpreh optimiste për fitore, prandaj tha se nga larg tribunave do të brohorasë për fitoren.
Postimi i plotë:
Me ty gjithmonë, Kosovë❤️
Ju na bëni krenar çdoherë dhe sot e përgjithmonë e keni mbështetjen tonë.
Nga larg tribunave do të brohorasim për fitoren tonë, prandaj uroj që sonte kombëtarja jonë të fitoj dhe të na japin lojë të bukur në fushën e gjelbër!