Ministrja Kumbaro: Në vitin 2021, mbi 100 mijë turistë serb kanë vizituar Shqipërinë

13 Maj, 2022 - 12:52 pm

Mirela Kumbaro, ministrja e Ministrisë së Turizmit në Shqipëri ka pritë në takim homologen e saj nga Serbia, Tatjana Matic, të cilat në fokus patën bashkëpunimin konkret për promovimin turistik të Shqipërisë e Serbisë, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e ministres Kumbaro.

Në kornizën e konferencës së Regional Cooperation Council – RCC prita me kënaqësi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit homologen Tatjana Matić, Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë për t’u dakordësuar mbi bashkëpunime konkrete dhe promovimin e potencialeve turistike në të dy vendet 🇦🇱🤝🇷🇸

👉🏻60,000 turistë serbë vizituan Shqipërinë në vitin 2019 dhe

👉🏻mbi 100,000 në vitin 2021,

të cilët kanë përcjellë përvojën e mikpritjes turistike shqiptare duke garantuar kështu vazhdimësinë e flukseve turistike prej Serbisë.

Do t’i shtojmë përpjekjet në evente të përbashkëta për të nxjerrë në pah vlerat tona më të mira, për të mundur paragjykimet.

Por edhe për të krijuar keshtu një tjetër urë komunikimi ne rajonin tonë të ndarë në vende të vogla që kanë nevojë të zgjerojnë tregjet turistike!

Turizmi është padiskutim historia më e bukur e suksesit që kemi, e cila siguron rritje ekonomike dhe zhvillim. Prandaj u angazhuam për bashkëpunim e punë konkrete./ KultPlus.com

Të ngjajshme