Miqtë italianë të grupit “Vespa”, vizitojnë Muzeun Historik dhe Etnografik në Krujë

4 Qershor, 2023 - 5:36 pm

Muzeu Historik dhe Etnografik, në Krujë, mirëpriti në ditën e Festës së Republikës Italiane, miqtë nga gadishulli apenin të apasionuar pas “Vespa”, që kanë mbërritur në Shqipëri në kuadër të edicionin e 17-të të “Giro dei Tre Mari 2023”, organizuar nga klubi Vespa i Barit.

“Giro dei Tre Mari 2023”, zhvillohet në Shqipëri, nga data 28 maj deri më 4 qershor. 160 ekuipazhet e rradhës me Vespa dhe Lambreta të cilësisë së mirë dhe vespa automatike do të udhëtojnë mbi 900 kilometra të territorit shqiptar.

Vespa është një ikonë italiane që ka bërë histori duke u cilësuar një ndër markat më të mira të automjeteve, që bë mjaft popullore dhe e dëshiruar nga qytetarët.

“Giro dei Tre Mari 2023”, vjen si një realitet sportiv në territorin tonë duke sjellë në Shqipëri këtë pjesë të dizajnit italian dhe të prodhuar në Itali.

Klubi “Bari Vespa”, ka organizuar këtë ngjarje të rëndësishme e cila do të prekë tre dete, duke përfaqësuar simbolikisht hapjen e qytetit dhe rajonit drejt takimit me popuj të tjerë. Të shumtë janë pjesëmarrësit në Turin e tre deteve, për të zbuluar territorin dhe sportin, nismë që këtë vit promovon edhe eventin solidar “Vëre dhuratën në lëvizje”./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme