22 Shkurt, 2024 - 2:29 pm
Kuvendi i Kosovës ka kaluar sot në lexim të parë Projektligjin për Rininë që për qëllim ka rregullimin e fushës së rinisë në nivel ndërqeveritar dhe ndërsektorial duke i vendosur të rinjtë në qendër të prioriteteve shtetërore.
Çka sjellë ligji i ri?
Themelohet Agjencia ekzekutive për Zhvillimin e Rinisë;
Rregullohet puna rinore dhe profesioni i punëtorëve rinor;
Ristrukturohen Këshillat Rinor;
Sigurohet funksionimi i Komisionit Shtetëror për Rini të kryesuar nga Kryeministri;
Strategjia e Rinisë vendoset në nivel shtetëror dhe ndërinstitucional.
Sipas MKRS-së, Projektligji për Rininë përbënë reformën e parë të infrastrukturës ligjore të fushës së rinisë në Republikën tonë dhe reflekton qasjen e re qendrore karshi zhvillimit të rinisë. / KultPlus.com