23 Maj, 2023 - 7:26 pm
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se sot është miratuar ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, , në bazë të cilit rregullohen qartë të drejtat e autorit që në bazë të pronës intelektuale u takojnë autorëve, përkitazi me veprat e tyre, shkruan KultPlus.
Ministri i MKRS Hajrulla Çeku, sot para anëtarëve të Komisionit për Arsim dhe Kulturë, ka prezantuar Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, ku pas diskutimeve, komisioni, e miratoi në parim këtë projektligj i cili ka për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës si dhe nxitjen e kreativitetit, krijimtarisë kulturore dhe sigurisë për kompensime adekuate për krijuesit.
‘’Përmes tij rregullohen qartë të drejtat e autorit që në bazë të pronës intelektuale u takojnë autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit si dhe ofrohet mundësia e zgjidhjes së kontesteve në të drejtën e autorit përmes mjeteve alternative si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi.
Në vijim, komisioni shqyrtoi raportin me amendamente të komisioneve të përhershme për Projektligjin për Kinematografinë, të cilin po ashtu e prezantoi ministri Çeku. Ndërsa pas shqyrtimit, anëtarët e komisionit me shumicë votash e miratuan raportin me rekomandime dhe të njëjtin e proceduan për lexim të dytë në seancë plenare”, thuhet në njoftimin e MKRS./KultPlus.com