17 Tetor, 2021 - 6:10 pm
Flonja Haxhaj
Në ditën e fundit të festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’, që u mbajt në Prishtinë, u hap debati ‘Kultura si mjet politik’, në kontekstin e kulturës që ka shërbyer si instrument për të thelluar problemin e Kosovës me Serbinë e duke e ndërlidhur me librin ‘Vrasja e Kulturës’, që u promovua po këtë ditë dhe që shfaq objektet kulturore që u përdorën si vende për të vrarë e dhunuar nga regjimi jugosllav. Debati bëri bashkë antoprologen, Nita Luci, avokatin për të drejtat e njeriut, Milan Antonijevic, një nër themelueset e ‘Mirëdita, dobar dan’, Maya Stojanovic dhe dramaturgun kosovar, Jeton Neziraj, shkruan KultPlus.
Qysh në fillim, të ftuarit folën për mendimet e tyre rreth asaj se a mund të vritet kultura.
“Unë si antropologe mund të them se nuk mundet me u shkatërru kultura, njeri është qenie kulturore, mirëpo kur e paraqesim si shkatërrim të kulturës, ose shpeshherë dëgjojmë për faktin se si po degradohet kultura, atëherë kjo e sjell me vete një lloj kuptimi të asaj se çka është vlerë, dhe unë mendoj se në të gjitha këto hapësira tona gjeografike, kulturore-politike ka pasë një diskutim të vazhdueshëm të vlerës dhe antivlerës dhe unë asnjëherë nuk kam hyrë në atë diskutim sepse mendoj që nga fillimi paraqitet gabimisht, për shkak se shpeshherë ideja e antivlerës e kundërshton një pozicion i cili normalisht nuk ka me qenë politik edhe ideologjik edhe sjell me vete pyetjen se a ka pozicion jashtë ideologjisë, e që unë mendoj që nuk ka në momentin kur ne e paraqesim pyetjen a mund të skatërrohet kultura, menjëherë tregon që kemi të bëjmë me një pozitë e cila mendon se diçka vlen të trajtohet si kulturë e diçka tjetër të trajtohet si jo kulturë.” – thotë antropogja, Nita Luci.
Ajo duke e ndërlidhur me librin ‘Vrasja e Kulturës’, thotë se ka një politikë për shkatërrimin e një kulture të caktuar.
“Jo në kuptimin popullor të fjalës kulturë, ku kulturë zakonisht e lidhim me kulturën e një grupi kombëtar ose etnik, por kulturën si një lloj dyndje të mendimeve dhe vlerave që munden edhe njerëz të caktuar me i pasë, që munden me qenë shtresime socio-ekonomike, gjinore etj. Mirëpo politika të shkatërrimit të rendeve të caktuara simbolike të rendeve të caktuara vlerore, ka vazhdimisht dhe ato janë në kontekste të luftës, sepse janë më të dukshme, për shkak se janë edhe strategji të luftës janë edhe armë e luftës.” – shton tutje ajo që në përditshëmri ato ndodhin vazhdimisht, mirëpo jo domosdoshmërisht janë po aq të dhunshme.
Ndërkaq, në lidhje me atë se a mund të vrahet kultura, avokati Milan Antonijevic, tregon se ka pasur tentativa të vrasjes së kulturës e në veçanti në fund të viteve të 70-ta dhe në fillim të viteve të 80-a, ku shumë insitucine kulturore janë transformuar dhe asnjëherë më nuk kanë shërbyer për atë që janë krijuar.
“Ka pasur tentative të vrasjes së kulturës në fund të viteve 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta, ku shumë institucione janë shkatërruar në mënyrë sistematike prej shembujve më drastikë në libra, ku një institucion kulturor transformohet dhe kurrë më ai nuk mund të shërbejë në këtë efekt, ky është një mesazh i fortë nëse e shihni se si është dukur Beogradi në vitet 80-ta, ku ka pasur një vendosje në krye të institucioneve të njerëzve që kanë dashur që kulturën ta trajtojnë në një drejtim tjetër, ta instrumentalizojnë, ta nënshtrojnë për gjërat që janë përgatitur, dhe duhet të dokumentohet momenti kur janë mbyllur galeritë dhe teatrot. “ – thotë Antonijevic.
Mirëpo, ai konsideron se artistët mund të ndalojnë vrasjen e kulturës dhe ta bëjnë të pamundur atë.
“Artistët mund të japin përgjigje për këtë, dhe kjo tregon forcën e kulturës pamundësinë që ajo mund të vritet, kështu që dua ta shtoj edhe këtë pjesën optimistike, edhe pse kur shikoni fotografitë, gjithçka ju bie ndërmend përveç optizimizmit. Por, duhet të shikojmë kulturën si diçka që na kthen në normalitet, në bashkëpunim, në disa marrëdhënie ku gjejmë edhe vlerat e përbashkëta.” – shton ai.
Më tutje, Milan Antonijevic vë në pah se shumë segmente në Kosovë e Serbi nuk e kanë ndërprerë asnjëherë bashkëpunimin.
“Shpesh mendoj rreth asaj se cilat segmente kulturore të Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë ndërprerë kurrë bashkëpubimin dhe kjo është me rëndësi, edhe pse unë gjithmonë nisem nga një shembull se krimi i organizuar kurrë nuk e ka ndalur bashkëpunimin, gjithmonë ka ekzistuar ai interesi i përbashkët, tregtia, ku çdo gjë ka funksionuar si është më së miri. Veçori tjetër është kulura, sepse kultura është kthyer shpejt në atë gjendje të kohës së mëparshme dhe tash duhet të shikojmë se si të organizohemi më mirë se këta kriminelët, dhe t’i japim një shembull të mirë shoqërive tona se çka është ajo që e shkatërron shoqërinë dhe çka është ajo që e ndërton atë.” – vazhdon Antonijevic, duke thënë se shoqëria dhe institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë për të thelluar këto bashkëpunime, përcjell KultPlus.
Në lidhje me atë se a mund të vritet kultura, Maya Stojanovic thotë se pavarësisht tendencave të shkatërrimit, kultura vazhdon të punojë, edhe pse nën margjina shoqërore.
“Kultura e vërtetë është ajo që do të shikojë realitetin në mënyrë kritike. Ato që kanë ndodhur në festivalin ‘Ditët e Sarajevës’, këtu në ‘Mirëdita, Dobar dan’, dhe në CZKD më herët, mendoj që këto festivale kanë mbledhur artistë që e bëjnë kulturën ndryshe dhe që e faktorizojnë për shoqërinë dhe e bëjnë të duhur për ndryshimin. Nëse flasim për këtë lloj kulture, kjo vazhdon të jetojë por për fat të keq me dekada ka mbetur nën margjina shoqërore dhe ajo çka duhet të flasim është se si këtë lloj kulture që është kritike dhe që i rivlerëson realitetin si duhet ta bëjmë mainstream këtë lloj kulture dhe kjo është pyetje kryesore për neve sot. Ndoshta sjam shumë optimiste nëse do të kemi sukses por duhet të punojmë shumë që të bëhet kjo realitet dhe në anën tjetër ajo që është me rëndësi rreth vrasjes së kulturës është mohimi i kulturës dhe rrethit dhe trashëgimisë kulturore.” – thotë Stojanovic.
Një këndvështrim tjetër rreth vrasjes së kulturës dha edhe dramaturgu, Jeton Neziraj, i cili e nis fjalimin e tij me një citat të shkurtër të Boris Budeni cili i duke folur për Borka Pavicevicin, tkishte thënë që ‘Jeta dhe aktiviteti i saj kanë pasur kuptim politik’.
“Para vrasjes së kulturës do të doja të flisja për dy aspekte të tjera të cilat janë të lidhura me konceptin e vrasjes, e para është instrumentalizimi i kulturës dhe përdorimi i kulturës për qëllime ideologjike, propagandistike që kanë qenë terme simptomatike në këto 20-30 viteve të fundit dhe aspekti i dytë është reduktimi i rolit të kulturës, pra duke e gjuajtur në margjina dhe duke e zvogëluar mundësinë. Këto 20 vitet e fundit ka pasë një seri të shkëmbimeve kulturore të cila fatkeqësist kanë ardhur duke u reduktuar këto vitet e fundit, dhe unë mendoj se këto janë reduktu për shkak se në Serbi këto vitet e fundit ka pasë një tkurrje të shoqërisë civile dhe një tkurrje të komunitetit artistik të cilët janë të gatsëm për të zhvilluar një bashkëpunim kulturor me artistë të Kosovës.”- shton më tutje Neziraj.
Në lidhje me atë a janë përdoru këto objekte për shkak të infrastrukturës, apo për shkak të tendencës për ta vrarë kulturën, Milan Antonijevic thotë se së pari duhet të hulumtohet se si është marrë vendimi që këto objekte të shërbejnë për veprimtari të tilla.
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të hulumtojmë se si është marrë vendimi që qendrat kulturore të keqpërdoren në këtë mënyrë, në anën tjetër kur shikojmë objektet kulturore që nuk janë përdorur për aktivitete të tilla, sidomos në Serbi shohim se janë lënë pas dore nuk ka pasur investim në to. Diçka tjetër që është shumë e rëndësi është se shumë gjëra janë plaçkitur gjatë luftrave dhe se shumë njerëz në këtë tollovi kanë parë shancin që përmes kulturës të arrijnë deri tek paratë, gjatë marrjes së artefakteve në Kroaci, Kosovë, Bosnje dhe këto janë gjithë ato gjëra që duhet të dokumentohen dhe të shohim se si është valuarizuar kultura përmes parasë.” -thotë Antonijevic, duke e përmendur se njerëzit në vitet e 90-ta kanë marrë e shkatërruar vetëm për të arritur deri tek paraja.
Në pyetjen se janë përpjekur që përmes insturmentalizimit të kulturë Kosova dhe Serbia të përqojnë herë pozitën e viktimës e herë të triumfatorit.
Maya Stojanovic thotë se “Instrumentalizimi mund të ndodhë në çdo shoqëri, mund të flasim për sociopatinë e shoqërisë, por shumica e njerëzve nuk duan që të instrumentalizohen, dhe unë mendoj që ne duhet të punojmë në këtë që faktet të jenë të qasshme për publikun për njohjen e historisë, fakteve dhe gjërave që kanë ndodhur.”
Kurse, në lidhje me këtë pyetje, Jeton Neziraj thotë se ka qenë orientim i Serbisë që përmes kulturës të mundohet ta fshehë kulturën e saj jo fort të lavdishme.
“Politika zyrtare e qeverisë së Serbisë në këto 20 vitet e fundit ka qenë e orientuar në atë lloj drejtimi që ka bërë përpjekje për të gjetur partner për të negocuar fakte, faktet e të kaluarës së saj jo fort të lavdishme, dhe për me i negicu këto fakte janë përfshi agjentë të ndryshëm, përfshirë edhe institucionet kulturore kanë qenë një prej agjentëve kryesorë që kanë bërë përpjekje për të promovuar këtë qasje që ka qenë promovues e në politikën zyrtare serbe dhe ke pasë përgjatë këtyre viteve vazhdimisht vepra artistike, shfaqeje teatri, më e fundit kjo lift në Graçanicë ‘Slobodan Shoë’, që e redukton rolin e Millosheviçit, qeverisë serbe gjatë luftrave të 90-ta dhe nuk flet për viktimat jo serbe dhe kjo shaqeje si e tillë është bish i një ideologjie të Millosheviqit por që ka vazhdu edhe vazhdon të promovohet nga qeveria aktuale serbe” – thotë Neziraj./KultPlus.com