10 Dhjetor, 2023 - 9:00 pm
Në skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, mbrëmjen e së shtunës u nderuan emra të njohur të kinematografisë shqiptare.
Regjisori ,mjeshtri i kamerës dhe penës, Dhimitër Anagnosti ka qenë protagonisti i parë i ciklit të eventeve kulturore “Mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare” organizuar në Vlorë.
Pjesëmarrës në këtë event emra të mëdhenj të filmit shqiptar,Roza Anagnosti,Timo Flloko,Rajmonda Bulku,Ndriçim Xhepa dhe Kristaq Skrami, ideator i aktivitetit. Në skenë u ndërthurën montazhe të filmave më të njohur të mjeshtrit Anagnosti, interpretime skenike të aktorëve dhe ekzekutimi i kolonave muzikore të filmave nga orkestra e drejtuar nga dirigjenti Oleg Arapi.
Kryebashkiaku Dredha vlerëson eventin dhe konfirmon vijimësinë aktiviteteve të tilla kulturore në Vlorë.
Pritet që ky cikël nderimi të vijojë edhe me të tjera figura të shquara të kinematografisë shqiptare./KultPlus.com