13 Dhjetor, 2021 - 12:58 pm
Në Eilat të Izraelit u zhvillua gara e 70-të e bukurisë “Miss World 2021” dhe vendin e parë e fitoi bukuroshja indiane Harnaaz Sadhu. Aktorja dhe modelja 21-vjeçare nga Punjab, triumfoi mbi konkurrentet e saj në raundin e fundit pasi u dha këshilla të rejave se “si të merren me presionet me të cilat përballen sot”.
“Presioni më i madh me të cilin po përballet të rinjtë e sotëm, është të besojnë në vetvete”, tha ajo. “Të dish që je unik të bën të bukur. Mos e krahasoni veten me të tjerët dhe le të flasim për gjëra më të rëndësishme që po ndodhin në mbarë botën. Dilni, flisni për veten tuaj, sepse ju jeni udhëheqësi i jetës tuaj. Ju jeni zëri juaj”.
21-vjeçarja Harnaaz Sadhu është 1.76 m e gjatë dhe është indiania e tretë që fiton kurorën e “Miss Universe” në historinë e kompeticionit. Vendin e dytë në konkurs e fitoi Nadia Ferreira nga Paraguaj dhe të tretin Lalena Mëane nga Afrika e Jugut. Ina Dajçi dhe Tuti Sejdiu përfaqësuan Shqipërinë dhe Kosovën në “Miss Universe 2021”.
Shumica e 80 garueseve kishin mbërritur tashmë në Izrael në kohën kur vendi mbylli kufijtë e tij për të huajt, ndërsa të tjerët duhej të kërkonin leje dhe t’i nënshtroheshin karantinës së detyrueshme. /KultPlus.com