4 Tetor, 2019 - 8:58 pm
E veshur me rrobat tradicionale shqiptare (zona e Mirditës) dhe me plis në kokë.
Nuk kemi të bëjme me një festë tradicionale shqiptare, por ajo çka ka publikuar së fundmi Miss Serbia, Irina Jovanaka.
Edhe pse serbe, Jovanaka i ka befasuar të gjithë, duke pozuar me veshjet tradicionale të Shqipërisë. Pamjet janë publikuara në profilin e Jovanaka në rrjetin social “Instagram”, teksa ka vizituar qytete të ndryshme shqiptare.
Me veshjet tradicionale dhe plisin mbi kokën e saj, Miss-i serb ka pozuar mjaft e lumtur në setin e saj të ri, ku ka marrë mjaft reagime, duke pasur parasysh këtu marrëdhëniet historike të tensionuara midis serbëve dhe shqiptarëve, sidomos në dy dekadat e fundit. /KultPlus.com