1 Dhjetor, 2024 - 7:00 pm
Macja është kafsha më e përhapur në planet, ku numërohen rreth 600 mln në banesat tona. Vijon të jetë objekt studimi ky felin i zbutur, që gjithnjë është i veshur me një fije misteri për karakteristikat dhe lidhjen me njeriun. Disa studjues mendojnë se nuk e ka kompletuar kurrë, ende sot, kalimin nga kafshë e egër në shtëpiake.
Studimet e viteve të fundit janë përqëndruar në historinë gjenetike, për të kuptuar më shumë mbi historinë, mbi marrëdhënien me njeriun, mbi komunikimin e sjelljet e tyre.
Po çfarë nuk dimë për miqtë tanë me katër putra? Të zgjedhin, kur të afrohen, kur të markojnë dhe fërkojnë trupin e tyre tek këmbët tona, apo sjellin kafshë të ngordhura apo lodra të tyre tek ne, që për ta janë preja, në shenje afeksioni dhe respekti.
Një studim i fundit mbi komunikimin, nxjerr në pah aftësinë e tyre për të kuptuar gjuhën e padronit, dhe reagimet si rrjedhojë. Në bazë të eksperimenteve të kryera, kuptojnë dhe diferencojnë kuptimin dhe tonin e zërit, dhe vendosin në disa raste të injorojnë mesazhin. Dhe ndërmjet femrave dhe meshkujve, këta të fundit janë më të ëmbël e të dashur.
Komunikimi mes nesh dhe felinëve është shumë më tepër kompleks se sa mendohet. Macet dëgjojnë dhe përpiqen të kuptojnë çfarë i themi, dhe sipas studimit të publikuar në Scientific Reports, tregohet se jo vetëm janë në gjendje të krijojnë lidhje mes objekteve dhe fjalëve, por janë më efikasë edhe se fëmijët. Rezulton se arrijnë në marrjen e një koncepti të ri në vetëm 9 sekonda, ndërkohë që një fëmije i duhen 20 sekonda.
Eksperimentet vërtetojnë që janë shumë të shpejtë në mësimin e një koncepti të ri, dhe në rastin kur imazhi me fjalën nuk korespondon, tregojnë një fokus dhe habi të madhe.
Nga analizat gjenetike të kryera, të gjitha macet shtëpiake kanë një prejardhje, nga macja e egër afrikane. Ishte Mesopotamia e lashtë dhe e lavdishme që ka lënë gjurmët e zbutjes se kafshës se familjes së felinëve. Por nisi të afrohet me njeriun në epokën e gurit, rreth 12.500 p.e.s ,fazë ndryshimesh të mëdha që përkon me përdorimin e veglave të para nga njeriu, me nisjen e agrikulturës, nisi afrimi mes dy specieve, nje proces që duket se ka zgjatur disa mijëra vite.
Analiza të mëtejshme të AND tregojnë se i përket vetëm 5 aplogrupeve të ndryshme, e rrjedhin nga të njëjtat linja evolucioni. Kjo do të thotë se disa mijëra vite më parë 5 femra janë origjina e të gjithë felinëve të vegjël që sot mbajmë në shtëpitë tona anembanë globit. Ka qenë një afrim gradual nga të dy palët, dhe sipas studjuesve, elegance e kësaj kafshe dhe sjellja, e bëri njeriun ta pranojë e ta respektojë.
Gjurmët me të lashta të gjetura përkojnë me sepulturë rreth 9000 vite me parë në Qipro, në Izrael rreth 6700 p.e.s, dhe ne gërmimet ne Egjipt, rreth 900 vite p.e.s, ku u gjetën rreth 300 mijë oferta me mace të zbutura shtëpiake të mumifikuara.
Natyrisht kultura e civilizimit Egjiptian ishte ajo që vuri në piedestal këto kafshë. Në Egjiptin e lashtë, edhe një perëndeshë kishte trup femre dhe kokë mace, ishte hyjneshë e e pjellorisë dhe pjekurisë dhe kulti i saj ishte mjaft i rëndësishëm në kulturën dhe kostumet e shoqërisë.
Egjiptianët dhe fenikasit ishin ata që e përhapën edhe nëe kontinentin tonë, Evropë, sipas rindërtimit të historisë duke u bazuar në zbulimet arkeologjike.
Edhe në Romën Antike ishte një kafshë që mbahej nga klasat më të larta dhe të pasura të shoqërisë, gjë që vertetohet edhe nga mozaikët dhe vepra, deri kur ne Mesjetë mori konotacione religjoze dhe shpesh u tentua zhdukja e tyre, pasi personifikonin shtrigërinë e djallëzinë.
Sot në botë janë rreth 50-70 raca të ndryshme macesh të seleksionuara, mes tyre një është gjenetikisht e modifikuar për të kontrastuar alergjitë ndaj qimeve.
Me karakter të ftohtë, të distancuar, macja është një kafshë e bukur, që terheq njeriun me misticitetin, elegancën dhe ëmblësinë e kultivuar./ KultPlus.com