Mitrovicasja detyron organizatën franceze të muzikës ta njoh Kosovën si shtet, refuzon Serbinë

22 Dhjetor, 2020 - 10:11 am

Studentja e Fakultetit të Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës ka marrë një iniciativë tejet të mirë për shtetin e Kosovës, shkruan KultPlus.

Mihane Beqiri kishte marrë pjesë në garën e organizatës franceze të muzikës “Këngë pa barriera”.

Mirëpo, përgjatë pjesëmarrjes në këtë garë, udhëheqësit e kësaj organizate i kishin thënë Beqirit që të regjistrohej si qytetare e Serbisë, meqë vendi ynë mungonte.

Ndërkohë mos pranimi i 20 vjeçares kishte bërë që Kosova të futej në listën e vendeve për këtë garë franceze.

Teksa rezultatet e garës nuk janë bërë ende me dije, nëse vajza nga Mitrovica arrin të fitoj çmim, do të ketë rastin në shëtisë në një qytet në Francë për një javë rresht. Ndërkaq nëse fiton vendin e dytë do ta ketë rastin të fitoj të holla materiale.

Me këtë veprim të saj, mitrovicasja ua mundësoi aplikimin edhe shumë vajzave tjera nga Kosova. / KultPlus.com

Të ngjajshme