18 Mars, 2021 - 6:35 pm
Mjekët, infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali janë nominuar për çmimin “Nobel” për paqe 2021 në vlerësim të përpjekjeve të tyre në luftën me pandeminë Covid-19.
Ata janë nominuar si të parët në botën perëndimore, të cilëve iu desh të përballeshin me një urgjencë shëndetësore shumë serioze.
Kandidatura, e miratuar nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo, u paraqit nga dega italiane e fondacionit “Gorbachev”, për të njohur faktin se “punonjësit shëndetësorë italianë ishin të parët në botën perëndimore që u përballën me një urgjencë shëndetësore shumë serioze, në të cilën ata u drejtuan për shërimin e mundshëm, duke luftuar për të shpëtuar jetë dhe shpesh duke humbur jetën e tyre.”
Siç kërkohet nga protokolli, propozimi u nënshkrua zyrtarisht nga një fitues i çmimit “Nobel” për paqe. Lisa Clarku, amerikane që jeton në Toskanë dhe ka dhënë ndihmë vullnetare gjatë krizës së Covidit-19, firmosi propozimin. Clarku është bashkëpresidente e Byrosë Ndërkombëtare të Paqes, organizatë së cilës në vitin 1910 iu dha “Nobeli” për faktin që shërbeu “si një lidhje midis shoqërive të paqes në vende të ndryshme të botës”.
“Asgjë si kjo nuk është parë për dekada. Punëtorët e mjekësisë nuk menduan më për veten e tyre, por për atë që mund të bënin për të tjerët duke përdorur ekspertizën e tyre”, u shpeh Clarku, transmeton KultPlus.
Çmimi “Nobel” për paqe do të jepet, më 10 dhjetor 2021. / KultPlus.com