27 Tetor, 2020 - 1:10 pm
Mjekëve në shtetin e Belgjikës u është kërkuar të vazhdojnë punën e tyre, edhe nëse rezultojnë pozitivë me koronavirus. Kjo për arsye se është rritur numri i rasteve në valën e dytë, që ka përfshirë gjithë Evropën.
Të paktën 10 spitale në Liège, qyteti më i goditur nga pandemia, kanë kërkuar që stafi mjekësorë që rezulton pozitivë por pa simptoma, të vazhdojë punën e tij. Sipas njoftimit, llogaritet një e katërta e stafit në spitale janë infektuar me COVID-19.
“Situata është katastrofike. Liege tani është ndoshta rajoni më i prekur në botë. Kemi shumë mjekë dhe infermierë të infektuar. Nga kjo javë, stafit i është kërkuar të kthehet në punë nëse janë asimptomatikë”, ka deklaruar Philippe Devos, një mjek në spitalin CHC Montlégia, për Ëashington Postin.
Devos, që është kryetar i Shoqatës belge për sindikatat mjekësore, ka deklaruar se është ekziston rreziku i transmetimit nga punonjësit e infektuar. Ai tha se nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër për parandalimin e kësaj katastrofe.
Ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, ka deklaruar për RTL se vendi po përballet me një “cunami të infektimeve të reja”, pothuajse njësoj si në Itali, kur kishte shpërthyer pandemia dhe gjendja ishte jashtë kontrollit.
Vandenbroucke tutje ka thënë se gjendja është me e tmerrshme sesa në muajin mars, kur kishte filluar pandemia dhe Belgjika ishte izoluar. / KultPlus.com