MKRS dhe Ministria Federale e Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare nënshkruajnë marrëveshjen e programit për bashkëpunim kulturor

14 Nëntor, 2023 - 5:24 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria Federale e Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e programit për bashkëpunim kulturor.

Ministri Hajrulla Çeku ka pritur në takim delegacionin austriak, të udhëhequr nga Ambasadori Christoph Thun – Hohenstein, ku së bashku diskutuan për partneritetin e deritanishëm dhe programin e ri për bashkëpunim kulturor për vitet 2024 – 2027.

“Përmes marrëveshjes së nënshkruar të dyja palët janë dakorduar për bashkëpunim ndërmjet institucioneve kulturore, përfshirë muzetë, bibliotekat, galeritë, arkivin shtetëror, për kontakte të drejtpërdrejta mes artistëve, shkëmbimin e ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave në të gjitha fushat e artit, filmit, muzikës, në fushën e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale si dhe për bashkëpunim për ngjarjet rinore e sportive”, thuhet në njoftimin e MKRS./KultPlus.com

Të ngjajshme