25 Janar, 2024 - 7:58 pm
Ka filluar rinovimi i palestrës së sportit në komunën e Istogut, përcjell KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se për rinovimin e kësaj palestre, ministria ndarë 300 mijë euro.
Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e plotë të MKRS-së
Ka filluar rinovimi i Palestrës së sportit në Istog.
Ministria e Sportit po e mbështet komunën e Istogut me 300 mijë euro në këtë projekt shumë të rëndësishëm për sportin dhe sportistët e Istogut.
Po punohet me të gjitha komunat dhe federatat e sportit për të përmirësuar kushtet në hapësirat sportive të vendit tonë./KultPlus.com