MKRS i ndan Agush Beqirit Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore, ‘Muslim Mulliqi’

26 Tetor, 2021 - 1:55 pm

Ministria e Kulturës, ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” , iu nda të ndjerit Agush Beqirit, ndërsa Faik Krasniqit, iu nda çmimi në fushën e artit pamor, transmeton KultPlus.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se këto çmime shihen si kontribut i tyre në fushën e artit.

“Jam shumë i lumtur qe si ministër i Kulturës e kemi mundësuar edhe në këtë formë t’i shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti iu jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale”, ka thënë ai.

E artisti Mehmet Behluli, njëri ndër juristët për ndarjen e këtyre çmimeve, vlerësoi lartë kontributin e tyre, transmeton tutje KultPlus.

“Besoj se juria si e tillë e ndan mendimin me një pjesë të artistëve dhe ne kemi menduar që ta bëjmë një punë reale. Fakti që për aktivitetin jetësorë, e kemi obligim t’i shënojmë themeluesit e atyre që kanë dhënë kontribut”.

Ndërsa, vajza e të ndjerit Agush Beqirit, Florenfina Beqiri-Zhubi, falënderoi ministrinë e Kulturës për ndarjen e këtij çmimi. Tha se kontributi i babait të tij, vlerësohet lartë nga institucionet. /eo/ KultPlus.com

No description available.
No description available.

Të ngjajshme